Email:
Fjalëkalimi:

Klikoni këtu nëse nuk ju kujtohet fjalëkalimi.

Nëse nuk keni akoma llogari në faqe klikoni për t'u regjistruar.



Në zbatim të pikës 3, të kreut II dhe të pikës 2, të kreut III, të vendimit nr. 586, datë 30/08/2019, të Këshillit të Ministrave, “Për punësimin e përkohshëm të studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore”, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat për shprehjen e interesit për punësimin me kontratë të përkohshme 1 vjeçare të studentëve të ekselencës, në pozicionet specialist dhe të barazvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore për vitin 2020, konkretisht për grupet e pozicioneve si vijon:


1. Lloji i diplomës: Arsim i Lartë
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      1 - Specialist III-b, Sektori i Përgatitjes dhe Fizibilitetit të Projekteve në Sport, Drejtoria e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë


2. Lloji i diplomës: Arsim i lartë në fushën e Mbrojtjes/Emergjencave Civile; Inxhinieri Hidrologji-Gjeologji; Inxhinieri Kimike; Inxhinieri Mjedisi; Inxhinieri Ndërtimi; Inxhinieri Pyjore; Shkenca Ekonomike
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      2 - Specialist III-b, Sektori i Koordinimit Ndërinstitucional dhe Zvogëlimit të Risqeve dhe Fatkeqësive, Drejtoria e Zvogëlimit të Riskut dhe Fatkeqësive dhe e Parandalimit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
      3 - Specialist III-b, Sektori i Planifikimit të Mbrojtjes Civile, Drejtoria e Zvogëlimit të Riskut dhe Fatkeqësive dhe e Parandalimit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
      4 - Specialist III-b, Sektori i Programeve dhe Strategjive, Drejtoria e Zvogëlimit të Riskut dhe Fatkeqësive dhe e Parandalimit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile


3. Lloji i diplomës: Biologji-Kimi
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      5 - Specialist IV-a, Sektori i Kimikateve, Drejtoria e Kërkimit dhe Dijes Mjedisore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit


4. Lloji i diplomës: Gjeodezi; Gjeoinformatikë; Shkenca Kompjuterike
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      6 - Specialist IV-a, Sektori i Gjeoportalit Kombëtar, Drejtoria e GIS-it dhe Gjeoportalit, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor


5. Lloji i diplomës: Gjeodezi; Gjeologji
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      7 - Specialist III-b, Sektori i Programeve të Zhvillimit në Fushën e Gazit Natyror, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit në Fushën e Hidrokarbureve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
      8 - Specialist III-b, Sektori i Programeve të Zhvillimit në Fushën e Gazit Natyror, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit në Fushën e Hidrokarbureve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë


6. Lloji i diplomës: Gjeodezi; Topogjeodezi
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      9 - Specialist IV-a, Sektori i Hartografisë, Drejtoria e Gjeodezisë dhe Hartografisë, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor


7. Lloji i diplomës: Gjeoinformatikë
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      10 - Specialist III-b, Sektori i Zhvillimit dhe Inovacionit të Ujit, Drejtoria e Menaxhimit të Performancës, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore


8. Lloji i diplomës: Hidrogjeologji; Inxhinieri Gjeologjike
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      11 - Specialist IV-a, Sektori i Ujrave Nëntokësore, Drejtoria e Hidrogjeologjisë, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar


9. Lloji i diplomës: Inxhinieri Ekonomike; Inxhinieri Mjedisi; Inxhinieri Ndërtimi; Urbanistikë
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      12 - Specialist III-b, Sektori i Investimeve Infrastrukturore dhe Kompensimit të Qytetarëve, Drejtoria e Rehabilitimit, Rimëkëmbjes dhe Kompensimit nga Fatkeqësitë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
      13 - Specialist III-b, Sektori i Investimeve Infrastrukturore dhe Kompensimit të Qytetarëve, Drejtoria e Rehabilitimit, Rimëkëmbjes dhe Kompensimit nga Fatkeqësitë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile


10. Lloji i diplomës: Inxhinieri Gjeologjike-Nafte
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      14 - Specialist IV-a, Sektori i Hartografimit, Drejtoria e Hidrokarbureve, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar


11. Lloji i diplomës: Inxhinieri Mekanike
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      15 - Specialist IV-b, Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale, Fier, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit
      16 - Specialist IV-b, Sektori Teknik, Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor


12. Lloji i diplomës: Inxhinieri Ndërtimi
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      17 - Specialist Arkivi IV-a, Sektori i Fondit Arkivor, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit


13. Lloji i diplomës: Inxhinieri Ndërtimi; Shkenca Ekonomike
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      18 - Specialist IV-a, Sektori i Investimeve dhe Projekteve me Financim të Huaj, Drejtoria e Mbështetjes Logjistike, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit


14. Lloji i diplomës: Marrëdhënie Ndërkombëtare
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      19 - Specialist III-b, Sektori i Bashkëpunimit, Marrëveshjeve dhe Kontratave, Drejtoria e Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës, Ministria e Kulturës


15. Lloji i diplomës: Mjekësi e Përgjithshme
    Niveli minimal i diplomës: Master Shkencor
      20 - Specialist IV-a, Sektori i Kontrollit të PAK, Drejtoria e Kontrollit të Pagesës së NE dhe PAk, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror


16. Lloji i diplomës: Mjekësi Veterinare
    Niveli minimal i diplomës: Master Shkencor
      21 - Specialist IV-b, Sektori i Shërbimit Veterinar, Durrës, Agjencia Rajonale e Shërbimit Veteriner dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tiranë


17. Lloji i diplomës: Nje nga deget e Universitetit Bujqesor; Shkenca Ekonomike; Shkenca Inxhinierike; Shkenca Juridike; Shkenca Mjedisore; Shkenca Natyrore;
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      22 - Specialist (inspektor) IV-b, Sektori i Inspektimit Mjedisor, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Berat / Elbasan / Korçë
      23 - Specialist (inspektor) IV-b, Sektori i Inspektimit Mjedisor, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Shkodër / Lezhë / Kukës


18. Lloji i diplomës: Nje nga deget e Universitetit Bujqesor; Teknologji Ushqimore
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      24 - Specialist IV-b, Sektori i Stacionit të Duhanit Cërrik, Agjencia Kombëtare e Duhan-Cigareve


19. Lloji i diplomës: Psikologji
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      25 - Specialist (edukator) IV-b, Sektori i Çështjeve Shoqërore, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Fier
      26 - Specialist (punonjës social, psikolog) IV-b, Sektori i Çështjeve Shoqërore, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Peqin


20. Lloji i diplomës: Shkenca Agronomike
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      27 - Specialist (Pa Grada/Tituj Shkencorë) IV-a, Sektori i Teknologjive, Drejtoria e Teknologjive të Pemëtarisë, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      28 - Specialist III-b, Sektori i Këshillimit dhe Informacionit Bujqësor, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural


21. Lloji i diplomës: Shkenca Bujqësore (perjashtuar profili mesuesi); Shkenca Mjedisore (perjashtuar profili mesuesi); Shkenca Natyrore (perjashtuar profili mesuesi)
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      29 - Specialist IV-a, Sektori i Kërkimit, Analizës dhe Bashkëpunimit Shkencor, Drejtoria e Kërkimit dhe Dijes Mjedisore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit


22. Lloji i diplomës: Shkenca Bujqësore; Shkenca Inxhinierike; Shkenca Shoqërore
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      30 - Specialist IV-b, Sektori i Monitorimit dhe Inspektimit të Zonave Bregdetare dhe Veprimtarive Turistike, Agjencia Rajonale e Bregdetit, Lezhë


23. Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      31 - Specialist (për Kooperimin dhe Ekonominë e Fermës) IV-b, Sektori i Specialistëve të Profilizuar, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, Shkodër
      32 - Specialist (për Statistikën) IV-b, Sektori i Ekstensionit Bujqësor, Dibër, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, Tiranë
      33 - Specialist (për Statistikën) IV-b, Sektori i Ekstensionit Bujqësor, Korçë, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, Korçë
      34 - Specialist IV-a, Sektori i Kontrollit të NE, Drejtoria e Kontrollit të Pagesës së NE dhe PAk, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror
      35 - Specialist IV-a, Sektori i Monitorimit, Jetësimit të Prioriteteve dhe Statistikave, Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit Kulturor, Ministria e Kulturës
      36 - Specialist IV-b, Dega e Thesarit Durrës
      37 - Specialist IV-b, Dega e Thesarit Krujë
      38 - Specialist IV-b, Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale, Dibër, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit
      39 - Specialist IV-b, Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale, Shkodër, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      40 - Specialist III-b, Sektori i Llogarisë së Unifikuar, Drejtoria e Operacioneve të Thesarit, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit
      41 - Specialist III-b, Sektori i Mbështetjes Funksionale, Drejtoria e Procesimit të Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit


24. Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike; Shkenca Inxhinierike; Shkenca Juridike
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      42 - Inspektor i Parë III-b, Sektori i Analizës dhe Implementimit të Proceseve të Biznesit, Drejtoria për Proceset e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
      43 - Inspektor i Parë III-b, Sektori i Shkëmbimit të Informacionit, Drejtoria për Proceset e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve


25. Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike; Shkenca Inxhinierike; Shkenca Juridike; Shkenca Mjedisore; Shkenca Natyrore
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      44 - Specialist (inpektor) IV-b, Sektori i Inspektimit Mjedisor, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Shkodër / Lezhë / Kukës
      45 - Specialist (inspektor) IV-b, Sektori i Lejeve Mjedisore, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Tiranë / Durrës/ Dibër
      46 - Specialist IV-b, Sektori i Lejeve Mjedisore, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Fier / Vlorë / Gjirokastër


26. Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike; Shkenca Inxhinierike; Shkenca Juridike; Shkenca Natyrore
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      47 - Doganier IV-a, Sektori Doganor Ballsh, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave - Dogana Fier
      48 - Doganier IV-a, Sektori Doganor Ballsh, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave - Dogana Fier
      49 - Doganier IV-a, Sektori Doganor Ballsh, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave - Dogana Fier
      50 - Doganier IV-a, Sektori Doganor Ballsh, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave - Dogana Fier
      51 - Doganier IV-a, Zyra Doganore RBH, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave - Dogana Elbasan
      52 - Doganier IV-a, Zyra Doganore RBH, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave - Dogana Elbasan
      53 - Specialist GFI IV-a, Sektori i Produkteve Energjetike, Drejtoria e Kontrolleve të Akcizës dhe Paszhdoganimit (Aposteriori), Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
      54 - Specialist GFI IV-a, Sektori i Produkteve Energjetike, Drejtoria e Kontrolleve të Akcizës dhe Paszhdoganimit (Aposteriori), Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      55 - Inspektor III-b, Sektori i Autorizimit të Pagesave IPARD, Drejtoria e Autorizimit të Pagesave, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural


27. Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike; Shkenca Inxhinierike; Shkenca Natyrore
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      56 - Doganier IV-a, Zyra e Mbikëqyrjes Doganore, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave - Dogana Kapshticë
      57 - Doganier IV-a, Zyra e Mbikëqyrjes së Magazinave Fiskale dhe Prodhimit, Sektori i Mbikëqyrjes Doganore, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave - Dogana Fier


28. Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike; Shkenca Juridike
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      58 - Specialist, Dega e Arkivës, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, Kukës
      59 - Specialist IV-a, Sektori për Diasporën, Drejtoria e Diasporës, Agjencia Kombëtare e Diasporës
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      60 - Inspektor i Parë III-b, Sektori i TVSH dhe Taksave të Tjera, Drejtoria Teknike dhe Ligjore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
      61 - Specialist, Dega e Fondit Arkivor të Kontributeve, Drejtoria e Arkivit Qendror të Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shoqërore
      62 - Specialist, Sektori i Dokumentave të Vjetërsisë në Punë para 94, Dega e Arkivit Rajonit Tiranë, Drejtoria e Arkivit Qendror të Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shoqërore


29. Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike; Shkenca Kompjuterike
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      63 - Specialist IV-a, Sektori i Informacionit të Tregut të Punës, Drejtoria e Planifikimit dhe Performancës, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      64 - Inspektor i Parë III-b, Sektori i Analizës së Riskut, Drejtoria e Menaxhimit të Riskut, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve


30. Lloji i diplomës: Shkenca Ekzakte
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      65 - Specialist IV-a, Sektori i Teknologjisë dhe Inovacionit, Drejtoria e Programeve Kombëtare, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit


31. Lloji i diplomës: Shkenca Inxhinierike
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      66 - Specialist III-b, Sektori i Administrimit të Lejeve dhe Autorizimeve, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore
      67 - Specialist III-b, Sektori i Burimeve Ujore, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore


32. Lloji i diplomës: Shkenca Inxhinierike; Shkenca Shoqërore
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      68 - Specialist IV-a, Degët e Shoqërive Publike në Rrethe, Drejtoria e Privatizimit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë
      69 - Specialist IV-a, Sektori i Shërbimeve të Brendshme, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve


33. Lloji i diplomës: Shkenca Juridike
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      70 - Specialist (jurist) IV-b, Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Berat / Elbasan / Korçë
      71 - Specialist IV-a, Sektori i Monitorimit, Drejtoria e të Drejtës së Autorit, Ministria e Kulturës
      72 - Specialist IV-a, Sektori Juridik dhe i Rregullimit të Marrëdhënieve Ligjore, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Agjencia Kombëtare e Pyjeve
      73 - Specialist IV-b, Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale, Dibër, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit
      74 - Specialist IV-b, Sektori i Shërbimeve dhe Programeve Aktive dhe Pasive, Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Dibër
      75 - Specialist IV-b, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Dibër
      76 - Specialist IV-b, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Gjirokastër
      77 - Specialist IV-b, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Kukës
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      78 - Specialist III-b, Sektori i Ankesave Administrative dhe Përfaqësimit Gjyqësor, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme
      79 - Specialist III-b, Sektori i Monitorimit të Kontratave të Konçesioneve, Drejtoria e Konçesioneve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë
      80 - Specialist III-b, Sektori i Programeve në Fushën Antikorrupsion, Drejtoria e Programeve dhe Projekteve në Fushën Antikorrupsion, Ministria e Drejtësisë
      81 - Specialist III-b, Sektori i Projekteve IPA dhe Donatorëve, Drejtoria e Programeve dhe Projekteve në Fushën e Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë
      82 - Specialist III-b, Sektori i Standartizimit dhe Efiçencës Administrative, Drejtoria e Programimit, Standartizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
      83 - Specialist III-b, Sektorin e Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë, Drejtoria e Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë


34. Lloji i diplomës: Shkenca Juridike; Shkenca Sociale
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      84 - Specialist IV-a, Sektori i Bashkëpunimit me Punëdhënësit për Punësimin dhe Aftësitë, Drejtoria e Bashkëpunimit me Punëdhënësit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive


35. Lloji i diplomës: Shkenca Kompjuterike
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      85 - Specialist IV-a, Sektori i Rrjeteve dhe Komunikimeve, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
      86 - Specialist IV-a, Sektori i Rrjeteve dhe Komunikimeve, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
      87 - Specialist IV-a, Sektori i Rrjeteve dhe Komunikimeve, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
      88 - Specialist IV-a, Sektori i Rrjeteve dhe Komunikimeve, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      89 - Specialist III-b, Sektori i Administrimit të RKA, Drejtoria e Sistemeve Informatike, Ministria e Brendshme
      90 - Specialist III-b, Sektori i Administrimit të RKGJC, Drejtoria e Sistemeve Informatike, Ministria e Brendshme
      91 - Specialist IT IV-a, Sektori i Kontratave dhe Shërbimeve, Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme, Autoriteti i Aviacionit Civil


36. Lloji i diplomës: Shkenca Mjedisore
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      92 - Specialist III-b, Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Mjedisit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit


37. Lloji i diplomës: Shkenca Shoqërore
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      93 - Specialist (Arkivist) IV-b, Sektori i ASHV Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, Drejtoria e Arkivave Shtetërore Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
      94 - Specialist (burime njerëzore/arkiv-protokolli) IV-b, Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Fier / Vlorë / Gjirokastër
      95 - Specialist IV-a, Sektori (Zyra) Qendrore Kombëtare, INTERPOL, Drejtoria e Bashkëpunimit dhe Koordinimit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
      96 - Specialist IV-a, Sektori i Planifikimit dhe i Performancës, Drejtoria e Planifikimit dhe Performancës, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
      97 - Specialist IV-a, Sektori i Planifikimit dhe i Performancës, Drejtoria e Planifikimit dhe Performancës, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
      98 - Specialist IV-a, Sektori i Planifikimit dhe i Performancës, Drejtoria e Planifikimit dhe Performancës, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
      99 - Specialist IV-a, Sektori i Planifikimit dhe i Performancës, Drejtoria e Planifikimit dhe Performancës, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
      100 - Specialist IV-b, Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Administrata e Prefektit të Qarkut Fier
      101 - Specialist IV-b, Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Administrata e Prefektit të Qarkut Tiranë
    Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
      102 - Specialist III-b, Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve, Ministria e Brendshme
      103 - Specialist III-b, Sektori i Politikave dhe Strategjive, Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Rendit dhe Sigurisë Publike, Ministria e Brendshme
      104 - Specialist III-b, Sektori i Shërbimeve dhe Menaxhimit të Aseteve, Drejtoria e Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve, Ministria e Brendshme


38. Lloji i diplomës: Teknologji Ushqimore
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      105 - Specialist IV-b, Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale, Shkodër, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit


39. Lloji i diplomës: Zootekni
    Niveli minimal i diplomës: Bachelor
      106 - Specialist (Pa Grada/Tituj Shkencorë) IV-a, Sektori i Punës Racore, Drejtoria e Teknologjive Blegtorale, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Korçë
      107 - Specialist (Pa Grada/Tituj Shkencorë) IV-a, Sektori i Teknologjive të Mbarështimit, Drejtoria e Teknologjive Blegtorale, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë-Krujë
      108 - Specialist (Zbatues) IV-b, Sektori i Punës Racore, Drejtoria e Teknologjive Blegtorale, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë-Krujë

    4/12/2020

    Afati për dorëzimin e dokumentave:



    1 KUSHTET DHE KRITERET PËR APLIKIM DHE DOKUMENTACIONI QË DUHET TË DORËZOHET

    1.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOHEN PËR APLIKIM

    1. Studentët e ekselencës duhet të jenë diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim, në:
    a. Institucionet e arsimit të lartë jashtë Shqipërisë. Diplomat e tyre duhet të jenë të njohura dhe njësuara sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë;
    b. Institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Republikën e Shqipërisë;
    c. Institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Republikën e Shqipërisë.

    2. Studentët e ekselencës nuk duhet të kenë përfituar më parë (t’u jetë lidhur një kontratë e përkohshme pune) nga skema e punësimit sipas procedurave të zhvilluara për studentët e ekselencës gjatë vitit 2019.

    1.2 KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOHEN PËR APLIKIM

    Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
    a. Të kenë përfunduar studimet universitare në ciklin e parë ose të dytë të arsimit të lartë me mesatare të ponderuar 9.00 – 10.00 ose ekuivalent me të;
    b. Të jenë diplomuar në njërën prej fushave dhe të kenë nivelin e diplomës që i përket llojit dhe nivelit të diplomës së kërkuar për pozicionet e përmendura në këtë shpallje.
    1.3 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

    Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
    a. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
    http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
    b. Fotokopje të diplomës me të cilën ata dëshirojnë të aplikojnë. Në rastin e diplomave të përfituara jashtë vendit, duhet të dorëzohet edhe dokumenti i njohjes së diplomës sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë;

    Kujdes: Kandidatët duhet të dorëzojnë si pjesë të dokumentacionit vetëm një diplomë, për të cilën ata mendojnë se favorizohen në përputhje me grupet e pozicioneve të shpallura dhe me metodologjinë sipas këtij vendimi. Në rast se dorëzojnë më shumë se një të tillë, Departamenti i Administratës Publike do të gjykojë vetëm për njërën prej tyre, atë që i favorizon ata në grumbullimin e pikëve sipas metodologjisë.

    c. Listën/listat e notave, në të cilën përfshihet edhe mesatarja e ponderuar
    Në rastet kur sistemi i vlerësimit apo llogaritjes së mesatares së kandidatit është i ndryshëm, llogaritja e mesatares së ponderuar do të bëhet rast pas rasti nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, bazuar në kërkesën e DAP-it ;
    d. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
    e. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
    f. Dokumentacionin që vërteton angazhimet e tyre në aktivitetet ekstrakurrikulare, vullnetarizmi dhe skema mobiliteti.
    Bazuar në pikën 5, të lidhjes nr. 1, të VKM nr. 586, datë 30/08/2019: (i) Aktivitete ekstrakurrikulare konsiderohen angazhimet në projekete të ndryshme, pjesëmarrje në konkurime apo olimpiada të ndryshme, pjesëmarrje në grupe pune konferencash apo punime konferencash; (ii) Aktivitete vullnetarizimi konsiderohen angazhimet në ofrimin e shërbimeve për të përmirësuar jetën e komunitetit për të cilat nuk përfitohet shpërblim monetar; (iii) Pjesëmarrje në skema mobiliteti konsiderohen zhvillimi i një periudhe studimi (semestër/vit akademik) në një institucion të arsimit të lartë jashtë vendit ku kryhen studimet (psh ERASMUS, etj).

    Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të kandidatit dhe duke ndjekur në vijimësi udhëzimet online në linkun më poshtë:"
    http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspx



    2 DALJA E REZULTATEVE DHE MËNYRA E NJOFTIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KANDIDATËT

    2.1 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT

    Në datën 24/12/2020 , Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në platformën “punetembare.al” listën e kandidatëve të kualifikuar, duke i renditur ata sipas pikëve që kanë grumbulluar bazuar në metodologjinë e vlerësimit të përcaktuar në lidhjen nr. 1, të VKM nr. 586, datë 30/08/2019.

    Lista e kandidatëve të kualifikuar për secilin nga kandidatët do të përmbajë:
    1. pikët e grumbulluara;
    2. grupet e pozicioneve në të cilat ata kanë të drejtë të përzgjedhin pozicionin e punës, sipas kriterit të nivelit dhe llojit të diplomës që kërkon pozicioni i punës.


    Kandidatët, të cilët kanë diplomë të niveleve më të larta se ai që kërkon pozicioni i punës, renditen në të gjitha grupet e pozicioneve të fushës përkatëse të studimit, pavarësisht nivelit të diplomës të kërkuar për grupin përkatës.

    2.2 MËNYRA E NJOFTIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KANDIDATËT  

    Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet publikimeve në faqen zyrtare të internetit të Departamentit të Administratës Publike në platformën “punetembare.al” dhe me email, e konkretisht:
    1. Në të njëjtën shpallje (si më sipër) për secilin nga kandidatët e kualifikuar do të përcaktohet edhe data, ora dhe vendi, i paraqitjes së kandidatëve për përzgjedhjen e pozicioneve të punës.
    2. Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen edhe individualisht me email në adresat e tyre elektronike.
    3. Kandidatët e skualifikuar (nëse ka të tillë), do të njoftohen individualisht me email, duke specifikuar edhe arsyen e skualifikimit.

    Kujdes: Kandidatët e ftuar për të përzgjedhur pozicionet e punës, të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk mund të paraqiten sipas njoftimit në shpalljen publike, duhet të njoftojnë Departamentin e Administratës Publike për pamundësinë e pjesëmarrjes të paktën deri në orarin e përcaktuar prej tij për paraqitjen e kandidatëve.
    Shkaqe të arsyeshme konsiderohen:
    a. rastet e sëmundjes së kandidatit, vërtetuar me dokument mjekësor;
    b. vdekja e prindërve, bashkëshortit/es, fëmijës, vëllezërve, motrave;
    c. forcat madhore.


    Në këtë rast, vazhdon procedura e përzgjedhjes me kandidatët e tjerë. Kandidati i cili nuk ka mundur të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes paraqitet pranë DAP-it në një datë tjetër të mundshme për të përzgjedhur nga pozicionet të cilat kanë mbetur pa u plotësuar (nëse ka ende të tillë).

    2.3 REZULTATET PËR FAZËN E PËRZGJEDHJES

    Në përfundim të fazës së përzgjedhjes, Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në platformën “punetembare.gov.al”, listat e kandidatëve që kanë përzgjedhur pozicionet e punës dhe pozicionet përkatëse.

    3 MËNYRA E PËRZGJEDHJES SE KANDIDATËVE

    Departamenti i Administratës Publike, në datat e përcaktuara në shpalljen për “Rezultatet e verifikimit”, organizon takimet me kandidatët dhe vë në dispozicion të tyre për përzgjedhje, pozicionet përkatëse të punës.

    Kandidatët e kualifikuar kanë të drejtën e përzgjedhjes midis pozicioneve për grupet për të cilat janë kualifikuar, sipas renditjes së tyre, duke filluar nga ai me më shumë pikë.

    Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, e drejta e përzgjedhjes përcaktohet si vijon:
    a. në rast se njëri prej kandidatëve i përket kategorisë së personave me aftësi ndryshe, atëherë ka të drejtë të përzgjedhë ai i pari në raport me kandidatët e tjerë;
    b. në rast se nuk mund të aplikohet alternativa e mësipërme, atëherë e drejta e përzgjedhjes përcaktohet me short në prani të tyre.

Duhet te identifikoheni për të aplikuar