Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administratës Publike, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Përgjegjës i Sektorit të Bashkëpunimit, Marrëveshjeve dhe Kontratave, në Drejtorinë e Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale - Kategoria: III-a
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
- Alma Allkja
- Ardit Tabaku
- Eriselda Levanaj
- Salvator Gjeçaj
- Suela Hoxhaj
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 7.1.2019, ora 12:00 në ambientet e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, Blv "Zhan D'Ark", nr. 31, Tiranë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 7.1.2019, ora 13:00 në ambientet e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, Blv "Zhan D'Ark", nr. 31, Tiranë.