Email:
Fjalëkalimi:

Klikoni këtu nëse nuk ju kujtohet fjalëkalimi.

Nëse nuk keni akoma llogari në faqe klikoni për t'u regjistruar.



Departamenti i Administratës Publike, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozioneve:

  1. Specialist në Sektorin e Programeve të Zhvillimit Rinor, në Drejtorinë e Programeve të Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë - kategoria III-b

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
  • Besmir Haxhiaj
  • Edlira Nastimi
  • Ermelinda Sherifi
A. Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 4.11.2020., ora 11:00 , në ambientet e Godinës "Iliria", ish Kinoklubi në Qytetin Studenti, Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 6.11.2020., ora 10:00, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, Blv "Dëshmorët e Kombit", Sheshi "Nënë Tereza", nr. 4, Tiranë.