Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të
Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të procedurës së
ankimit për listën e verifikimit paraprak të kandidatëve, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:
- Specialist në Sektorin e Përgatitjes dhe Fizibilitetit të Projekteve për Shëndetësinë, në Drejtorinë e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale - kategoria: III-b
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit
Vëmendje!! Duke filluar nga data
22.12.2018.
, do të njoftohen nëpërmjet faqes së DAP, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, në lidhje me numrin e vendeve të lira, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.