Email:
Fjalëkalimi:

Klikoni këtu nëse nuk ju kujtohet fjalëkalimi.

Nëse nuk keni akoma llogari në faqe klikoni për t'u regjistruar.

Identifikohu/Regjistrohu  


Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të procedurës së ankimit për listën e verifikimit paraprak të kandidatëve, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucioneve përkatëse, ju njoftojnë se për pozicionet si vijon, kandidatët e kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit, janë:

  1. Specialist në Drejtorinë e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm, në Drejtorinë e Përgjithshme të Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë - Kategoria: III-b

    • Anila Lako (Kosto)
    • Eglantina Bardhi

    Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 19.3.2018, ora 15:00 në ambientet e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, Blv "Zhan D'Ark", Nr 31, Tiranë.

  2. Specialist në Sektorin e Auditimit të Ndërmarrjeve, në Drejtorinë e Auditimit, në Ministrinë e Mbrojtjes - Kategoria: III-b

    • Adriana Zotaj

    Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 19.3.2018, ora 14:30 në ambientet e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, Blv "Zhan D'Ark", Nr 31, Tiranë.




Vëmendje!! Duke filluar nga data 20.3.2018. , do të njoftohen nëpërmjet faqes së DAP, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, në lidhje me numrin e vendeve të lira, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.