Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administrates Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
- Përgjegjës i Sektorit të Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Territorit, në Drejtorinë e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë - kategoria: III-a
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për të dy procedurat (Lëvizje paralele, Ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!
7/12/2020
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
Lëvizje paralele
12/12/2020
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
Ngritje në detyrë
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
- Udhëzon, koordinon dhe mbikëqyr procesin e hartimit me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm të politikave dhe strategjive në fushën e zhvillimit të territorit, hartimit të instrumentave kombëtar, ndërvendor, si dhe të politikave sektoriale në fushën e zhvillimit të territorit;
- Udhëzon, koordinon dhe mbikëqyr procesin e hartimit të dokumentave të politikës së planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
- Bashkëpunon me autoritetet e planifikimit të nivelit ndërvendor dhe raporton rregullisht, sipas hierarkisë;
- Koordinon dhe mbikëqyr punën brenda sektorit, si dhe me sektorë të tjerë brenda drejtorisë, apo me strukturat homologe në institucionet qendrore dhe të vartësisë, që kanë lidhje me zhvillimin e territorit;
- Përgatit raporte përgjithësuese, informacione të ndryshme dhe propozime konkrete në shërbim të punës dhe në mbështetje të sektorit.
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1
|
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a - Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, në kategorinë III-a ose III-a/1;
b - Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c - Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a - Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" apo "Master Profesional" të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Arsim i Lartë. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion;
c - Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
1.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standardb - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspxAplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës:
7/12/2020
1.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën
9/12/2020
,
Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Departamenti i Administratës Publike për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
|
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 107/2014 "Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 139/2015, "Për vetëqeverisjen vendore", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi VKM nr. 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar.
1.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i
ve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është
60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për rezultatet
(nëpërmjet adresës së e-mail).
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Departamentit të Administratës Publike, duke filluar nga data
29/12/2020
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1
|
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a - Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë III-b, IV-a ose IV-b;
b - Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c - Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a - Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" apo "Master Profesional" të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Arsim i Lartë. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion;
c - Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
2.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standardb - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspxAplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës:
12/12/2020
2.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën
29/12/2020 ,
Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për shkaqet e moskualifikimit
(nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
|
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 107/2014 "Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 139/2015, "Për vetëqeverisjen vendore", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi VKM nr. 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, DAP do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e Departamentit të Administratës Publike, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Departamentit të Administratës Publike duke filluar nga data:
29/12/2020