Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administrates Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
- Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve - kategoria III-a/1
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për të dy procedurat (Lëvizje paralele, Ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!
27/11/2020
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
Lëvizje paralele
2/12/2020
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
Ngritje në detyrë
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
- Harton planin mujor të kontrolleve që duhet të realizojë sektori duke u kujdesur që të pasqyrohen parimet, kriteret dhe përparësitë e parashikuara në Strategjinë e Përmbushjes dhe dokumentave të tjera përbërëse, ia përcjell Drejtorit të Kontrollit për ta përfshirë në planin mujor të Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, si dhe ndjek gjatë muajit realizimin e detyrave të parashikuara;
- Administron dhe adreson në mënyrë të vazhdueshme tek inspektorët korrespondencën e marrë, për të detajuar detyrat e tyre sipas përvojes individuale duke u kujdesur dhe asistuar njëkohësisht që përgjigjet e përgatitura të jenë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi;
- Kontrollon plotësimin e objektivave të kontrollit tatimor në DRT;
Shqyrton propozimet për kontroll në terren të dërguara nga Drejtoritë Rajonale Tatimore (DRT) dhe i dërgon ato për miratim;
- Shqyrton raportet e kontrollit tatimor të kryera në Drejtoritë Rajonale dhe përgatit programet për ushtrimin e kontrolleve në DRT-të përkatëse;
- Raporton problematikat e evidentuara gjatë vizitave të inspektimit lidhur me metodologjinë e kontrollit të tatimpaguesit, saktësinë e ligjit ose shërbimet e ofruara për tatimpaguesin, së bashku me rekomandimet për ndryshime të mëtejshme;
- Merr pjesë në analizat periodike të sektorëve të kontrollit në Drejtoritë Rajonale dhe evidenton mangësitë e gjetura gjatë kontrolleve mujore të kryera;
- Mbledh dhe sistemon rezultatet e kontrolleve tatimore dhe vizitave të kryera në Drejtoritë Rajonale;
- Ofron këshillim të specializuar për një kontroll efiçent dhe efektiv të tatimpaguesit, përfshirë kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kur është e nevojshme për qëllime trajnimi ose inspektimi;
- Rekomandon programet e trajnimit pranë strukturave përkatëse, kur raportet e vizitave të inspektimit nxjerrin në pah mangësi në aftësitë operacionale apo metodologjike;
- Harton projektvendime administrative në lidhje me punën e kontrollit tatimor si dhe bashkërendon punën me drejtoritë e tjera në DPT, lidhur me problematikat e hasura në punën e kontrollit të tatimpaguesve.
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1
|
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a - Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a/1;
b - Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c - Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a - Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" apo "Master Profesional" të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Ekonomike/Juridike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në profesion.
1.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standardb - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspxAplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës:
27/11/2020
1.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën
29/11/2020
,
Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Departamenti i Administratës Publike për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
|
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9920/2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 92/2014, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 10325, datë 23.09.2010 “Për bazën e të dhënave Shtetërore”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010“Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
1.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i
ve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është
60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për rezultatet
(nëpërmjet adresës së e-mail).
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Departamentit të Administratës Publike, duke filluar nga data
14/12/2020
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1
|
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a - Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në kategorinë III-b, IV-a ose IV-b;
b - Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c - Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a - Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" apo "Master Profesional" të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Ekonomike/Juridike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në profesion.
2.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standardb - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspxAplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës:
2/12/2020
2.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën
14/12/2020 ,
Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për shkaqet e moskualifikimit
(nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
|
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9920/2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 92/2014, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 10325, datë 23.09.2010 “Për bazën e të dhënave Shtetërore”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010“Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, DAP do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e Departamentit të Administratës Publike, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Departamentit të Administratës Publike duke filluar nga data:
14/12/2020