Email:
Fjalëkalimi:

Klikoni këtu nëse nuk ju kujtohet fjalëkalimi.

Nëse nuk keni akoma llogari në faqe klikoni për t'u regjistruar.

Identifikohu/Regjistrohu  


Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administrates Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

  1. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës së Akredituar nga Bashkimi Evropian - kategoria II-b

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për të dy procedurat (Lëvizje paralele, Ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!


24/5/2019

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

Lëvizje paralele


29/5/2019

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

Ngritje në detyrë



   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

- Siguron llogaridhënien tek Drejtori i Përgjithshëm për veprimtaritë që kryen prej tij si dhe për të cilat është ngarkuar të ndjekë nga Drejtori i Përgjithshëm.;
- Kryen kontrollet në të nxehtë të dosjeve të auditimit, përpara evadimit të tyre nga Drejtori i Përgjithshëm, duke përfshirë dhe rastet kur me vendim të posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm vendoset auditimi apo riauditimi, i
plotë ose i pjesshëm, përgjatë ose në fund të auditimit;
- Kryen kontrolle të sigurimit të cilësisë në të ftohtë, të dosjeve të evaduara të auditimit, sipas një urdhëri të posaçëm të Drejtorit të Pêrgjithshêm, duke bashkëpunuar me auditues të Drejtorisë sê Auditimit, ekspertë të
jashtëm të kontraktuar dhe OJF me të cilat bashkëpunon institucioni;
- Kryen me vendim të posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm, auditime apo inspektime specifike, në të cilat mund të angazhohen edhe auditues ose ekspertë të jashtëm të kontraktuar nga institucioni;
- Merr pjesë dhe kontribuon gjatë ballafaqimeve që Drejtoria e Auditimit kryejnë me subjektet e audituara përpara hartimit të Raportit Përfundimtar të Auditimit në institucion;
- Në rastin e mashtrimit apo mashtrimit të dyshuar, në përputhje me procedurat e përcaktuara në manualin e Agjencisë, të informojë autoritetet, ZKA-në dhe AFCOS-in, se një mashtrim ka ndodhur ose dyshohet të ketë
ndodhur;
- Në rrethanat kur Agjencia mendon se parregullsia gjithashtu përfshin ZKA-në, Agjencia mund ta referojë çështjen në mënyrë të drejtpërdrejtë pranë AFCOS-it dhe pranë ministrit të Financave;
- Harton dhe i paraqet Drejtorit të Përgjithshëm, Raportin Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe rekomandimet përkatëse dhe në vijim të miratimit nga Drejtori i Përgjithshëm, ia përcjell këtë raport
të gjithë strukturave të institucionit;
- Mbikëqyr procesin e ndjekjes së zbatimit të rekomandimeve të dhëna subjekteve të audituara nga institucioni, duke bashkëpunuar me Drejtoritê përkatëse të Auditimit;
- Organizon dhe mbikëqyr drejtimin, koordinimin dhe bashkëveprimin e punës ndërmjet drejtorive dhe grupeve të auditimit, zgjidhjen e problemeve të dala dhe kërkon llogari për zbatimin e detyrave;
- Në cilësinë e anëtarit të Grupit të Menaxhimit Strategjik merr pjesë dhe kontribuon për çështjet e menaxhimit financiar dhe kontrollit sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe
kontrollin”;
- Koordinon punët ndërmjet drejtorive dhe grupeve të auditimit për përpunimin, hartimin dhe zbatimin e tematikave, të programeve e të planeve të punës;
- Merr pjesë në shqyrtimin e materialeve të auditimit dhe kërkon kompletimin e tyre konform rregullave e standardeve të auditimit;
- Shpreh mendime për raportet përfundimtare të auditimit, vlerësimet dhe rekomandimet e dhëna nga departamentet e auditimit, dhe ia paraqet ato me shkrim Drejtorit të Përgjithsëm të Agjencisë, para procesit të
vendimmarrjes prej tij.
- Në rast konflikti interesi për praktikën që trajton, duhet t’i bëjë njoftim me shkrim Drejtorit të Përgjithsëm, dhe praktika i kalon personit të autorizuar nga ky i fundit;
- Ndjek zbatimin e rregullave të etikës dhe të kësaj rregulloreje nga punonjësit e institucionit dhe për rastet e shkeljeve informon Drejtorin e Përgjithshëm;
- Kryen detyra të tjera ligjore dhe institucionale që i ngarkon Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë.

1 lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a - Të zotërojnë një diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkenca Juridike/Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 7 vite përvojë pune në auditim;
c - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, çertifikuar nga institucione publike të arsimit të lartë ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online

http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspx

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 24/5/2019

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 25/5/2019 , Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Departamenti i Administratës Publike për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9840, datë 10.12.2007, "Për ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane për rregullat e bashkëpunimit për
asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të Instrumentit të Parazgjerimit (IPA)”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 37/2015, "Për ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për rregullat e zbatimit të
mbështetjes financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)";
- Njohuritë mbi Vendimin nr. 23, datë 12.01.2011 të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e funksioneve, përgjegjësive dhe marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve të strukturave të menaxhimit të decentralizuar të asistencës
së Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Parazgjerimit (IPA), komponenti I: Asistenca e tranzicionit dhe forcimi institucional”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Vendimin nr. 541, datë 18.6.2015 të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e funksioneve, të përgjegjësive dhe të marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve dhe strukturave të menaxhimit indirekt të asistencës së
Bashkimit Evropian, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit IPA II (2014 – 2020);
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2016, "Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Europian, në Republikën e Shqipërisë".

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i ve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015


1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

2 Ngritja ne detyre

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Departamentit të Administratës Publike, duke filluar nga data 4/6/2019


Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë III-a ose III-a/1;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a - Të zotërojnë një diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkenca Juridike/Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 7 vite përvojë pune në auditim;
c - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, çertifikuar nga institucione publike të arsimit të lartë ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online

http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspx

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 29/5/2019

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 4/6/2019 , Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9840, datë 10.12.2007, "Për ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane për rregullat e bashkëpunimit për
asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të Instrumentit të Parazgjerimit (IPA)”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 37/2015, "Për ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për rregullat e zbatimit të
mbështetjes financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)";
- Njohuritë mbi Vendimin nr. 23, datë 12.01.2011 të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e funksioneve, përgjegjësive dhe marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve të strukturave të menaxhimit të decentralizuar të asistencës
së Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Parazgjerimit (IPA), komponenti I: Asistenca e tranzicionit dhe forcimi institucional”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Vendimin nr. 541, datë 18.6.2015 të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e funksioneve, të përgjegjësive dhe të marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve dhe strukturave të menaxhimit indirekt të asistencës së
Bashkimit Evropian, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit IPA II (2014 – 2020);
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2016, "Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Europian, në Republikën e Shqipërisë".

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015


2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, DAP do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.



    Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e Departamentit të Administratës Publike, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:

- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Departamentit të Administratës Publike duke filluar nga data:
4/6/2019