Email:
Fjalëkalimi:

Klikoni këtu nëse nuk ju kujtohet fjalëkalimi.

Nëse nuk keni akoma llogari në faqe klikoni për t'u regjistruar.

Identifikohu/Regjistrohu  


Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administrates Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

  1. Drejtor i Drejtorisë së Trajnimit të Vazhdueshëm, në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike - Kategoria: II-b.

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.

Për të tre procedurat (Lëvizje paralele, Ngritje në detyrë, Pranim nga jashtë shërbimit civil ) aplikohet në të njëjtën kohë!


16/5/2019

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

Lëvizje paralele


21/5/2019

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

Ngritje në detyrë


21/5/2019

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

Pranim nga jashtë shërbimit civil



   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

- Drejton procesin e hartimit dhe zbatimit të planit të trajnimit të ASPA-s;
- Merr pjesë dhe jep kontribut në përgatitjen e Planit Strategjik të ASPA-s;
- Konsultohet me grupin e ekspertëve mbi përmbajtjen e planit të trajnimit si dhe rekomandon ndryshime në organizimin e aktiviteteve trajnuese;
- Ndërton dhe mban marrëdhënie pune efektive me institucione qendrore të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Promovon ASPA-n brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe në rajon;
- Monitoron standartet e cilësisë së trajnimit dhe merr masa për t'i forcuar ato;
- Këshillon menaxherët e trajnimit mbi zhvillimin e programeve të trajnimit;
- Këshillon dhe i raporton Drejtorit të ASPA-s;
- Mban lidhje me drejtoritë e burimeve njerzore të institucioneve qendrore dhe të institucioneve të tjera.

1 lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a - Të zotërojnë një diplomë të nivelit "Master Shkencor" në "E drejtë publike".
b - Të kenë të paktën se 3 vjet përvojë pune në profesion nga të cilat të paktën një vit në administratën publike si edhe të kenë përvojë pune si
trajnerë.
c - Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online

http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspx

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 16/5/2019

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 17/5/2019 , Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Departamenti i Administratës Publike për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

-Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil ", i ndryshuar;
-Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015, "Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë";
-Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8116, datë 29.03.1996, "Kodi i procedurës civile i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, Pjesa V, (Kontratat e shërbimit);
-Njohuritë mbi VKM Nr. 138, datë 12.03.2014, "Për rregullat e organizimit e të funksionimit të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike dhe
trajnimin e nëpunësve civilë", i ndryshuar;
-Njohuritë mbi Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2015 – 2020 (http://dap.gov.al/publikime/dokumenta-
strategjik/64-strategjia-ndersektoriale-e-reformes-ne-administraten-publike-2015-2020 )
-Njohuritë mbi procesin e vlerësimit të nevojave për trajnim, hartimin e kurrikulave dhe metodologjinë e dhënies së trajnimit,
"Active training: A handbook of techniques, designs, case examples, and tips”, Mel Silberman assisted by Carol Auerbach (http://elearning.fit.hcmup.edu.vn/~longld/References%20for%20TeachingMethod&EduTechnology%20-%20Tai%20lieu%20PPDH%20&%20Cong%20Nghe%20Day%20Hoc/(Book)%20-%20Sach%20tham%20khao%20-%20Teaching%20Method/2006%20M.Silberman&C.Auerbach%20-%20Active%20Training%20-%20A%20Handbook.pdf).

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i ve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015


1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

2 Ngritja ne detyre

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Departamentit të Administratës Publike, duke filluar nga data 30/5/2019


Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a - Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë III-a ose III-a/1;
b - Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c - Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a - Të zotërojnë një diplomë të nivelit "Master Shkencor" në "E drejtë publike".
b - Të kenë të paktën se 3 vjet përvojë pune në profesion nga të cilat të paktën një vit në administratën publike si edhe të kenë përvojë pune si
trajnerë.
c - Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online

http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspx

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 21/5/2019

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 30/5/2019 , Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
-Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil ", i ndryshuar;
-Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015, "Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë";
-Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8116, datë 29.03.1996, "Kodi i procedurës civile i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, Pjesa V, (Kontratat e shërbimit);
-Njohuritë mbi VKM Nr. 138, datë 12.03.2014, "Për rregullat e organizimit e të funksionimit të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike dhe
trajnimin e nëpunësve civilë", i ndryshuar;
-Njohuritë mbi Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2015 – 2020 (http://dap.gov.al/publikime/dokumenta-
strategjik/64-strategjia-ndersektoriale-e-reformes-ne-administraten-publike-2015-2020 )
-Njohuritë mbi procesin e vlerësimit të nevojave për trajnim, hartimin e kurrikulave dhe metodologjinë e dhënies së trajnimit,
"Active training: A handbook of techniques, designs, case examples, and tips”, Mel Silberman assisted by Carol Auerbach (http://elearning.fit.hcmup.edu.vn/~longld/References%20for%20TeachingMethod&EduTechnology%20-%20Tai%20lieu%20PPDH%20&%20Cong%20Nghe%20Day%20Hoc/(Book)%20-%20Sach%20tham%20khao%20-%20Teaching%20Method/2006%20M.Silberman&C.Auerbach%20-%20Active%20Training%20-%20A%20Handbook.pdf).

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015


2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, DAP do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.



    Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e Departamentit të Administratës Publike, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:

- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Departamentit të Administratës Publike duke filluar nga data:
30/5/2019
3 Pranim në shërbimin civil


   Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin Këtë informacion do ta merrni në faqen e Departamentit të Administratës Publike, duke filluar nga data 30/5/2019


3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a- Të jetë shtetas shqiptar;
b- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i
ndryshuar.



Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a - Të zotërojnë një diplomë të nivelit "Master Shkencor" në "E drejtë publike".
b - Të kenë të paktën se 3 vjet përvojë pune në profesion nga të cilat të paktën një vit në administratën publike si edhe të kenë përvojë pune si
trajnerë.
c - Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
3.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijimësi udhëzimet online.

http://hrm.gov.al/Register.aspx

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për për proceduren e pranimit nga jashtë duhet të bëhet brenda datës 21/5/2019

3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 30/5/2019 , Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta për proceduren e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e veçanta për procedurën e pranimit nga jashtë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

-Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil ", i ndryshuar;
-Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015, "Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë";
-Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8116, datë 29.03.1996, "Kodi i procedurës civile i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, Pjesa V, (Kontratat e shërbimit);
-Njohuritë mbi VKM Nr. 138, datë 12.03.2014, "Për rregullat e organizimit e të funksionimit të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike dhe
trajnimin e nëpunësve civilë", i ndryshuar;
-Njohuritë mbi Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2015 – 2020 (http://dap.gov.al/publikime/dokumenta-
strategjik/64-strategjia-ndersektoriale-e-reformes-ne-administraten-publike-2015-2020 )
-Njohuritë mbi procesin e vlerësimit të nevojave për trajnim, hartimin e kurrikulave dhe metodologjinë e dhënies së trajnimit,
"Active training: A handbook of techniques, designs, case examples, and tips”, Mel Silberman assisted by Carol Auerbach (http://elearning.fit.hcmup.edu.vn/~longld/References%20for%20TeachingMethod&EduTechnology%20-%20Tai%20lieu%20PPDH%20&%20Cong%20Nghe%20Day%20Hoc/(Book)%20-%20Sach%20tham%20khao%20-%20Teaching%20Method/2006%20M.Silberman&C.Auerbach%20-%20Active%20Training%20-%20A%20Handbook.pdf).

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015


3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Departamenti i Administratës Publike do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).. Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit nga jashtë, do të marrin informacion në faqen e Departamentit të Administratës Publike, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:

- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Departamentit të Administratës Publike duke filluar nga data
30/5/2019