Email:
Fjalëkalimi:

Klikoni këtu nëse nuk ju kujtohet fjalëkalimi.

Nëse nuk keni akoma llogari në faqe klikoni për t'u regjistruar.

Identifikohu/Regjistrohu  


Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

  1. Specialist në Sektorin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, në Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë - Kategoria: III-b

  2. Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve për Çështjet e Drejtësisë në Fushën Penale, në Drejtorinë Rregullatore për Çështjet e Drejtësisë, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë - Kategoria: III-b

  3. Specialist në Sektorin e Monitorimit të Institucioneve të Varësisë në Fushën Penale, në Drejtorinë e Derregullimit, Lejeve, Licencave dhe Monitorimit, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë - Kategoria: III-b

  4. Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Fushën Penale, në Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë - Kategoria: III-b

  5. Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Fushën Penale, në Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë - Kategoria: III-b

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (Lëvizje paralele, Pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë!


7/9/2018

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

Lëvizje paralele


12/9/2018

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

Pranim në shërbimin civil



   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

- Realizon bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve gjyqësore shqiptare e atyre të huaj, në marrjen e provave nëpërmjet letërporosive nga jashtë shtetit apo për jashtë shtetit;
- Zbaton detyrat për realizimin e komunikimit të shpejtë dhe bashkëpunimin me prokuroritë e gjykatat si dhe me autoritetet e huaja, në fillimin e procedimeve penale apo transferimin e tyre në kuadrin e luftës kundër krimit të organizuar;
- Ndjek dhe monitoron institucionet e varësisë në fushën penale;
- Bashkëpunon me institucione të tjera, si dhe organizata joqeveritare lidhur me projekte, me objekt përmirësimin dhe ngritjen e standardeve të veprimtarisë së institucioneve të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë;
- Përgatit dokumentin për rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave për Prokurorin e Përgjithshëm, duke përpunuar edhe të dhënat statistikore që përcillen nga organi i prokurorisë si dhe përgatit aktet për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve nga organi i prokurorisë;
- Harton aktet qe lidhen me procesin për shqyrtimin administrativ të kërkesave për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë brenda afateve të përcaktuara nga ligji;
- Raporton për ecurinë e marrëveshjeve ndërkombëtare të bashkepunimit gjyqësor, protokolleve dhe programeve në zbatim te tyre, në proces ose për t'u nënshkruar, ku vendi ynë është palë dhe njofton eprorin për situatën e tyre aktuale;
- Harton programe brenda kuadrit të politikave përkatëse, për identifikimin e nevojave të nënshkrimit të marrëveshjeve dhe përafrimit të legjislacionit të brendshëm, në kuadër të procesit të integrimit europian.


1 lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë".


Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.


1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër:
1- Do të bëhet online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijimësi udhëzimet online në linkun më poshtë:

http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspx

2- Në përfundim të aplikimit online, dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen pranë institucionit që ka pozicionin vakant për të cilin ju aplikoni.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 9/9/2018 , njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në faqen zyrtare të internetit te DAP, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 7905, datë 05.04.1995, "Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë";
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksioninim e Ministrisë së Drejtësisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr.10193, datë 3.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale” , i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9131/2003, "Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i ve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit te DAP, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të institucionit

2 Pranim në shërbimin civil


   Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Departamentit të Administratës Publike, duke filluar nga data 22/9/2018


2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a- Të jetë shtetas shqiptar;
b- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.


Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online

http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspx

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 12/9/2018

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 22/9/2018 , Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 7905, datë 05.04.1995, "Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë";
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksioninim e Ministrisë së Drejtësisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr.10193, datë 3.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale” , i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9131/2003, "Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.


Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a - Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b - Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c - Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015


2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Departamentit të Administratës Publike, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive

- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Departamentit të Administratës Publike duke filluar nga data
22/9/2018