Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administrates Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
- Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorë - kategoria: III-a/1
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për të dy procedurat (Lëvizje paralele, Ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!
19/5/2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
Lëvizje paralele
24/5/2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
Ngritje në detyrë
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
- Drejton detyrat ditore dhe kontrollon kryerjen e tyre nga ana e inspektorëve të kontrollit, në zbatim të procedurave ligjore dhe përshkrimeve të dhëna në Manualin e Kontrollit;
- Planifikon kontrollet sipas planit të miratuar nga Drejtoria e Kontrollit në DPT dhe ndjek realizimin e tyre brenda afateve të programuara nga ana e inspektorëve të kontrollit tatimor;
- Merr informacione të detajuara nga ana e përgjegjësve të kontrollit mbi të gjitha aspektet e kontrollit dhe për çdo inspektor dhe prezanton punën e bërë tek Drejtori i Drejtorisë Tatimore Rajonale;
- Inspekton detyrat që duhet të bëjnë përgjegjësit e kontrollit në varësi mbi verifikimin e deklaratave tatimore, kërkesave për mbyllje, kërkesave për rimbursim etj. nga ana e tatimpaguesve apo kundërshtimet e ndryshme të tyre që lidhen me detyrime tatimore dhe zgjidh detyrat në bashkëpunim me ta;
- Monitorion procesin e bashkëpunimit nga ana e përgjegjësve nën varësi me Drejtorinë/Sektorin e Vlerësimit për hedhjen në SIT të detyrimeve të lindura nga kontrollet e përfunduara;
- Siguron administrimin zyrtar në dosjen e tatimpaguesve të të gjithë dokumentacionit që ka të bëjë me funksionet e kontrollit dhe praktikat e lidhura me të, përfshirë edhe dhënien e përgjigjeve brenda afateve ligjore të kërkesave apo ankesave të bëra nga tatimpaguesit;
- Mbledh dhe siguron në kohë nevojat për dokumentacionin e nevojshëm ligjor që ka të bëjë me kërkesat ndaj zbatimit të ligjit dhe që lidhen me nevojat e kontrollit;
- Monitoron punën në terren që bëhet nga ana e inspektorëve të kontrollit dhe i ndihmon ata në rastet e vështirësive apo pengesave që paraqiten nga ana e tyre.
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1
|
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a - Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a/1;
b - Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c - Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë".
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a - Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkenca Ekonomike në degët Financë/Kontabilitet. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në nivel të ulët drejtues.
1.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standardb - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspxAplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës:
19/5/2018
1.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën
21/5/2018
,
Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Departamenti i Administratës Publike për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
|
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë".
1.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i
ve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është
60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për rezultatet
(nëpërmjet adresës së e-mail).
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Departamentit të Administratës Publike, duke filluar nga data
31/5/2018
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1
|
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a - Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në kategorinë III-b, IV-a ose IV-b;
b - Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c - Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a - Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkenca Ekonomike në degët Financë/Kontabilitet. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.
2.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standardb - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspxAplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës:
24/5/2018
2.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën
31/5/2018 ,
Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për shkaqet e moskualifikimit
(nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
|
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë".
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, DAP do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e Departamentit të Administratës Publike, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Departamentit të Administratës Publike duke filluar nga data:
31/5/2018