Email:
Fjalëkalimi:

Klikoni këtu nëse nuk ju kujtohet fjalëkalimi.

Nëse nuk keni akoma llogari në faqe klikoni për t'u regjistruar.



Departamenti i Administratës Publike, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozioneve:

  1. Specialist në Sektorin e Mjedisit dhe Sigurisë në Punë në Miniera dhe Industri, në Drejtorinë e Programeve të Zhvillimit në Fushën e Minierave dhe Industrisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë - Kategoria: III-b

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
  • Aurel Doma
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 2.11.2020., ora 15:30, në ambientet e godinës së Degës së Thesarit Tiranë, Kati 2, Rruga e Elbasanit, Tiranë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 4.11.2020, ora 11.00, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga Abdi Toptani, 4, Tiranë.