Email:
Fjalëkalimi:

Klikoni këtu nëse nuk ju kujtohet fjalëkalimi.

Nëse nuk keni akoma llogari në faqe klikoni për t'u regjistruar.



Departamenti i Administratës Publike, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozioneve:

  1. Specialist në Sektorin e Administrimit të Lejeve dhe Autorizimeve, në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore - kategoria III-b

  2. Specialist në Sektorin e Administrimit të Lejeve dhe Autorizimeve, në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore - kategoria III-b

  3. Specialist në Sektorin e Administrimit të Lejeve dhe Autorizimeve, në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore - kategoria III-b

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
  • Enri Kraja
  • Juxhina Ballaci
  • Kujtim Muco
  • Shpresa Kodra
  • Sokol Krasniqi
A. Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 30.1.2020., ora 14:00 në ambientet e Godinës "Iliria", ish Kinoklubi në Qytetin Studenti, Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 6.2.2020., ora 12:00 në ambientet e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, Bulevardi Zhan D’Ark, 1010, Tiranë.