Email:
Fjalëkalimi:

Klikoni këtu nëse nuk ju kujtohet fjalëkalimi.

Nëse nuk keni akoma llogari në faqe klikoni për t'u regjistruar.

Identifikohu/Regjistrohu  


Departamenti i Administratës Publike, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozioneve:

  1. Specialist në Sektorin e Shërbimeve Laboratorike, në Degën Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës - Kategoria: IV-b;

  2. Specialist në Sektorin e Shërbimeve Laboratorike, në Degën Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë - Kategoria: IV-b;

  3. Specialist në Sektorin e Shërbimeve Laboratorike, në Degën Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Fier - Kategoria: IV-b.

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
  • Agustin Zogu
  • Antila Kolezi
A. Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 24.4.2018, ora 15:30 në ambientet e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, Blv "Zhan D'Ark", Nr 31, Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 27.4.2018, ora 10:00 në ambientet e Departamentit të Administratës Publike.