Email:
Fjalëkalimi:

Klikoni këtu nëse nuk ju kujtohet fjalëkalimi.

Nëse nuk keni akoma llogari në faqe klikoni për t'u regjistruar.

Identifikohu/Regjistrohu  


Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:

  1. Specialist në Sektorin e Financës, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor - Kategoria: IV-a

  2. Specialist në Sektorin e Financës, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor - Kategoria: IV-a

  3. Specialist në Sektorin e Financës dhe Kontrollit të Brendshëm, në Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile - Kategoria: IV-a

  4. Specialist i Financës në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Sekretariatin e Nismës për Transparencë - Kategoria: IV-a

  5. Specialist (buxheti) në Sektorin e Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë e Financave dhe Statistikës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror - Kategoria: IV-a

  6. Specialist në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Administratën e Prefektit të Qarkut Tiranë - Kategoria: IV-b

  7. Specialist në Sektorin e Përpunimit, Menaxhimit të Arkivës dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Arkivin Shtetëror të Sistemit Gjyqësor - Kategoria: IV-b

  8. Specialist (financë) në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Komisionin e Prokurimit Publik - Kategoria: IV-a

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit

Vëmendje!! Duke filluar nga data 25.10.2016. , do të njoftohen nëpërmjet faqes së DAP, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, në lidhje me numrin e vendeve të lira, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.