Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucioneve përkatëse, ju njoftojnë se për pozicionet si vijon, kandidatët e kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit, janë:
- Specialist në Sektorin e Partneritetit Publik Privat në Fushën e Energjisë, në Drejtorinë e Partneritetit Publik Privat në Fushën e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë - Kategoria: III-b
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 25.1.2021., ora 12:30, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Bulevardi “Zogu I”, nr. 25/1, Tiranë, Godina “D”, (hyrja nga Rruga e Brrakës).
Vëmendje!! Duke filluar nga data
2.2.2021.
, do të njoftohen nëpërmjet faqes së DAP, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, në lidhje me numrin e vendeve të lira, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.