Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:
- Ekspert Psikiatër Ligjor në Sektorin e Ekspertizës Mjeko-Ligjore, Psikiatriko-Ligjore pranë Gjykatave të Apelit Tiranë dhe Gjykatave Administrative, në Institutin e Mjekësisë Ligjore - Kategoria: III-a/1
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit
Vëmendje!! Duke filluar nga data
7.12.2020.
, do të njoftohen nëpërmjet faqes së DAP, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, në lidhje me numrin e vendeve të lira, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.