Email:
Fjalëkalimi:

Klikoni këtu nëse nuk ju kujtohet fjalëkalimi.

Nëse nuk keni akoma llogari në faqe klikoni për t'u regjistruar.



Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucioneve përkatëse, ju njoftojnë se për pozicionet si vijon, kandidatët e kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit, janë:

  1. Specialist në Sektorin e Politikave dhe Strategjive të Arsimit, në Drejtorinë e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë - kategoria III-b

    • Majlinda Mehmetaj

    Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 24.08.2020, ora 12:00, online.

  2. Specialist në Sektorin e Përgatitjes dhe Fizibilitetit të Projekteve për Arsimin Parauniversitar, në Drejtorinë e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë - kategoria III-b

    • Ergisa Bebja

    Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 24.08.2020, ora 12:30, online.




Vëmendje!! Duke filluar nga data 4.9.2020. , do të njoftohen nëpërmjet faqes së DAP, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, në lidhje me numrin e vendeve të lira, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.