Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucioneve përkatëse, ju njoftojnë se për pozicionet si vijon, kandidatët e kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit, janë:
- Përgjegjës i Sektorit të Mbledhjes me Forcë, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Berat - kategoria: III-b
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 31.8.2018, ora 10:00 në ambientet e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, Blv "Zhan D'Ark", Nr 31, Tiranë.
- Përgjegjës i Sektorit të Mbledhjes me Forcë, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorë - kategoria: III-b
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 31.8.2018, ora 10:30 në ambientet e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, Blv "Zhan D'Ark", Nr 31, Tiranë.
- Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit dhe Analizës së Detyrimeve të Papaguara, në Drejtorinë e Mbledhjes me Forcë, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier - kategoria: III-b
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 31.8.2018, ora 11:00 në ambientet e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, Blv "Zhan D'Ark", Nr 31, Tiranë.
Vëmendje!! Duke filluar nga data
1.9.2018.
, do të njoftohen nëpërmjet faqes së DAP, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, në lidhje me numrin e vendeve të lira, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.